
Një makinë ka rënë në ujë në urën e Spatharit në Shkodër pasditen e së mërkurës.
A2 CNN ka mësuar se 3 persona janë nxjerrë nga automjeti dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
3 personat kanë dalë vetë ka nga makina pasi kanë rënë në ujë dhe kanë qëndruar poshtë urës tek mbajtëset plastike. Më pas i kanë ardhur në ndihmë kalimtarë dhe efektivë duke i nxjerrë. Dy prej tyre janë jashtë rrezikut, ndërsa i treti ka pësuar dëme serioze. (A2 Televizion)