Makina përmbyset në anë të rrugës pasi u përplas me furgonin

Nga Artin Halili
9 Gusht 2024, 14:35 | Kronikë

Dy makina janë përplasur këtë të premte në aksin nacional Korçë-Pogradec. Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pirg, ndërsa mësohet se në të janë përfshirë një mjet dhe një fugon.

Burime nga vendngjarja thonë se pasi mjeti është përplasur me një furgon, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal por fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos