Policia në kërkim të dy motrave Berisha, dhunuan dhe gjakosën një 24 vjeçare

Nga A2 CNN
9 Gusht 2024, 08:19 | Kronikë

Policia në kërkim të dy motrave Berisha, dhunuan dhe

Policia e Shtetit është vënë në kërkim të dy motrave, të cilat dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta kanë dhunuar rëndë një 24 vjeçare duke i shkaktuar asaj plagë të dukshme në fytyrë.

Mariela dhe Antonela Berisha janë vënë në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, pasi kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen Klea Prenga 24 vjeçe.

Është kjo e fundit që ka bërë denoncimin në polici dhe ka publikuar në rrjetet e saj sociale, foto disa momente pas sulmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos