Mjeti del nga rruga në Maliq dhe përmbyset, dy të plagosur

Nga A2 CNN
9 Gusht 2024, 08:30 | Kronikë

Mjeti del nga rruga në Maliq dhe përmbyset, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Korçë-Pogradec, shumë pranë Maliqit.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti Nissan i drejtuar nga shtetasi F.M. ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një fushë pranë.

Për pasojë të plagosur kanë mbetur F.M. dhe një pasagjer që ndodhet në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos