Rrezikoi të shkrumbonte Parkun Arkeologjik, MM: Fiket zjarri në Finiq

Nga A2 CNN
9 Gusht 2024, 08:27 | Kronikë

Rrezikoi të shkrumbonte Parkun Arkeologjik, MM: Fiket zjarri në Finiq

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se pas një pune intensive që zgjati përgjatë gjithë natës është bërë e mundur fikja e zjarreve Finiq dhe Delvinë.

Në këtë operacion morën pjesë forcat operacionale nga bashkitë Finiq, Delvinë, Himarë, Sarandë, Konispol e Dropull, mbështetur nga 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar.

Aktualisht situata po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi të vatrave.

Zjarri në Finiq ngriti në këmbë autoritetet pasi flakët rrezikuan seriozisht të afroheshin në Parkun Arkeologjik të kësaj zone. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos