Makina përplas një punonjës policie në Tiranë, largohet menjëherë nga vendngjarja

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2025, 18:58 | Kronikë

Makina përplas një punonjës policie në Tiranë, largohet

Një punonjës policie është përplasur nga një automjet mbrëmjen e së martës në zonën e Freskut në Tiranë.

Policia bën të ditur se një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L. Punonjës policie, i cili ishte jashtë shërbimi.

Punonjësi i policisë është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos