Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal

Nga Çaku Tafa
11 Dhjetor 2025, 07:56 | Kronikë
Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.

Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte drejt Vlorës është përplasur me një automjet tip “Audi”, i cili më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, shkruan A2 CNN.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos