Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
26 Maj 2026, 16:22 | Kronikë

Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari në

Një tjetër aksident me pasojë vdekje ka ndodhur sot në Tiranë. A2 CNN raporton se aksidenti ka ndodhur në zonën e Yrshekut, ku makina ka përplasur një motor.

A2 CNN mëson se viktimë e aksidentit ka mbetur një 21-vjeçar me motor, i cili është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 53-vjeçar.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D. G, ndërsa shtetasi A. M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos