Makina përplaset me motorin në Durrës, 21-vjeçari transportohet në Spitalin e Traumës

Nga A2 CNN
2 Qershor 2024, 21:52 | Kronikë

Makina përplaset me motorin në Durrës, 21-vjeçari

Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur në Durrës në një aksident rrugor dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia njofton se rreth orës 20:25, në fshatin Kullë, Sukth, automjeti me drejtues shtetasin B. H., 48 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 21 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

“Rreth orës 20:25, në fshatin Kullë, Sukth, automjeti me drejtues shtetasin B. H., 48 vjeç, është përplasur me  motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 21 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi B. H, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të  aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos