Një minator 60-vjeçar ka vdekur pas një aksidenti në punë, në një subjekt minerar, në Bulqizë.
“Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë”, lexohet në njoftimin e policisë.
Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes. (A2 Televizion)