Humb jetën një 30-vjeçar në Bulqizë, e zë korrenti teksa peshkonte me gjenerator

Nga A2 CNN
2 Qershor 2024, 18:01 | Kronikë

Humb jetën një 30-vjeçar në Bulqizë, e zë

Një 30-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së dielës në Bulqizë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, ku shtetasi me iniciale K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos