Makina përplaset me motorin në Levan-Tepelenë, një i plagosur

Nga A2 CNN
2 Gusht 2025, 20:14 | Kronikë

Makina përplaset me motorin në Levan-Tepelenë, një i

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në autostradën Levan - Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj. Një automjet është përplasur me një motor dhe si pasoje e përplasjes së fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit.

Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa burimet bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2 CNN.

Në vendngjarje ndodhet dhe policia së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos