Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së hënës në aksin Shkodër-Bushat, ku për pasojë 1 person humbi jetë dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Sipas burimeve për A2 CNN, një kamion është përplasur me një autoveturë në kryqëzimin e Kryebushatit, teksa impakti e ka shkatërruar totalisht këtë të fundit. Po ashtu në aksident është përfshirë dhe një mjet tjetër.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën Altin Luli, teksa të plagosur mbetën Mateo Luli, Laura Luli, Hilmi Shkrela dhe Anxhela Hasaj e cila udhëtonte në mjetin tjetër.
Një autoambulancë ka bërë transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Shkodrës. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë duke nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.
(A2 Televizion)