Ndalohet polaku në Qafë Thanë, iu gjetën thika, radio-marrëse e pistoletë me gaz

Nga A2 CNN
18 Gusht 2025, 12:06 | Kronikë

Ndalohet polaku në Qafë Thanë, iu gjetën thika,

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, shërbimet e Policisë kanë zbuluar armë të ftohta dhe mjete të tjera të dyshuara gjatë kontrollit në një automjet që drejtohej nga një shtetas polak.

Gjatë verifikimit, në mjetin e shtetasit R. R., 39 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 thika, 4 radio-marrëse, 1 pistoletë me gaz dhe 1 sëpatë, shkruan A2 CNN.

Pas procedurave ligjore, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 39-vjeçarin, për veprat “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos