Zjarr në Pogradec, rrezik për linjën e tensionit të lartë 400 kw

Nga Artin Halili
18 Gusht 2025, 12:18 | Kronikë

Zjarr në Pogradec, rrezik për linjën e tensionit të

Një sipërfaqe me barishte është përfshirë nga flakët në fshatin Stropckë të Pogradecit. Zjarri, i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm, ka rënë mbi kodrat e fshatit.

Rreziku më i madh për momentin paraqitet për linjën e tensionit të lartë 400 kw, e cila kalon pranë vatrës së zjarrit, shkruan A2 CNN.

Menjëherë drejt zonës janë nisur forcat zjarrfikëse, vullnetarë dhe punonjës të shërbimeve, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos