Zjarr në një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën

Nga Çaku Tafa
17 Gusht 2025, 19:41 | Kronikë

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përshirë nga flaket disa minuta më parë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur neutralizimin e flakëve si dhe policia së bashku me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Ndërkohë që e gjithë zona është mbuluar nga tymi, dëmet materiale janë të konsiderueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos