I morën paratë dhe celularin me dhunë një 44-vjeçari, arrestohet një shtetas në Durrës, në kërkim edhe një grua

Nga A2 CNN
18 Gusht 2025, 11:31 | Kronikë

I morën paratë dhe celularin me dhunë një 44-vjeçari,

Një 40-vjeçar në Durrës është arrestuar dhe një 49-vjeçare është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim i morën me dhunë celularin dhe një shumë parash një 44-vjeçari.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se dy të dyshuarit ishin në arrest shtëpie në gjatë momentit që ndodhi ngjarja, shkruan A2 CNN.

Po ashtu bëhet e ditur se para se t’i merrnin me dhunë paratë dhe celularin, 49-vjeçarja i kishte ofruar shërbime seksuale kundrejt pagesës 44-vjeçarit.

Ndërkohë materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar "Last Threat".

Ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", i ofroi marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe bashkëpunoi me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, celularin dhe një shumë parash, shpallet në kërkim 49-vjeçarja.  

Vihet në pranga 40-vjeçari, gjithashtu me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale të kryer më parë, në bashkëpunim me 49-vjeçaren.     

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 40 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës. 49-vjeçarja, ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", dyshohet se i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, në banesën e saj, një 44-vjeçari. Në këtë banesë, shtetasi R. L. i ka marrë me dhunë 44-vjeçarit, celularin dhe një shumë parash.    

Shtetasja A. H. dhe shtetasi R. L. ishin me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar "Last Threat", i zhvilluar në muajin prill. 

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos