Gjatë orëve të para të ditës së martë një makinë ka përfunduar në ambientet e brendshme të një lokali në Lushnje.
A2 CNN ka siguruar videon ku automjeti tip Volkswagen ka humbur kontrollin dhe ka goditur një tjetër mjet të parkuar jashtë ambienteve të lokalit. Të dy mjetet përfunduan brenda në lokal, duke shkaktuar mjaft dëme materiale.
Fatmirësisht, lokali ka qenë i mbyllur në ato momente dhe nuk ka pasur njerëz brenda.
Sipas pronares së lokalit, u dëgjua një zhurmë e tmerrshme teksa ishin në shtëpi dhe panë nga kamerat e sigurisë se çfarë kishte ndodhur.
Sakaq, policia po heton për shkaqet e aksidentit.
(A2 Televizion)