Masakra e Shkodrës, A2 CNN siguron momentin kur autori i sulmit largohet me makinë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2025, 17:36 | Kronikë

Masakra e Shkodrës, A2 CNN siguron momentin kur autori i sulmit largohet me

A2 CNN ka siguruar pamjet nga momenti kur autori i masakrës së ditës së sotme në Shkodër është larguar me automjetin që ja grabiti një qytetari duke i vënë armën në kokë.

Nga atentati mbetën të vdekur shtetasit Armando Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën dy të tjerë, Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të”, ka deklaruar Ragip Gila, raporton A2 CNN.

“Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Erogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar Gila pas marrjes në pyetje në polici.

Ndërkohë mësohet se i arrestuari gjatë tentativës për t'i shpëtuar ndjekies së policisë është rrëzuar nga një lartësi poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir duke dëmtuar këmbën e tij. Në ato momente i është bërë thirrje për të hedhur armën dhe për t’u dorëzuar dhe Gila i është përgjigjur thirrjeve të policisë duke thënë se “e kam hedhur armën, jam dorëzuar, më dhemb këmba shumë”.

Menjëherë më pas efektivët e kanë vënë në pranga ndërsa tashmë 30 vjeçari ka dhënë edhe deklaratën e tij të parë duke thënë se objektiv kishte Erogen Vason pas problemeve personale me të.

Policia e ka marrë me rezervë këtë deklaratë dhe po hetohen nëse ka persona të tjerë pas tij që mund ta kenë porositur për të kryer vrasjen e 43 vjeçarit Erogen Vaso i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin ushtarak në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos