Policia Kufitare në Muriqan ka arrestuar një shtetas gjerman, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tij në Zvicër, raporton A2 CNN.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së, shtetasin gjerman P. P., 39 vjeç, banues në Zvicër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Prokuroria e Luganos, më datë 23.05.2025, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Trafik droge”, “ Pastrim parash” dhe “Emigracioni i paligjshëm””, tha policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Zvicër. (A2 Televizion)