Mbante 2 kallashnikovë në tarracën e lokalit, në pranga lushnjari

Nga A2 CNN
16 Tetor 2024, 10:34 | Kronikë

Mbante 2 kallashnikovë në tarracën e lokalit, në pranga

Një 68 vjeçar nga qyteti i Lushnjës u arrestua nga blutë e këtij qyteti nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit në tarracën e lokalit të shtetasit A.S, shërbimet e policisë gjetën të fshehura 2 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shkruan A2.

Materialet procedurale i  kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos