Mbetën të izoluar në malin e Dajtit, shpëtohen dy turistët çekë

Nga A2 CNN
14 Prill 2024, 10:37 | Kronikë

Mbetën të izoluar në malin e Dajtit, shpëtohen dy

Policia e kryeqytetit i ka ardhur në ndihmë dy turistëve çekë, të cilët të cilët kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit dhe kishin mbetur të izoluar në terrenin e thepisur të malit.

Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas disa orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistëve të huaj.

Shërbimet e Policisë i kanë shkuar në ndihmë turistëve, duke iu dhënë ndihmën e parë mjekësore, si dhe duke i pajisur me ushqime dhe me veshje.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos