Mbytet një turist i huaj në plazhin e Zvërnecit në Vlorë

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 13:45 | Kronikë

Mbytet një turist i huaj në plazhin e Zvërnecit në

Një turist i huaj raportohet të jetë mbytur pak momente më parë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dyshohet se turisti është në moshë të madhe dhe se ai ka humbur jetën menjëherë sapo është futur në det.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos