Me armë dhe kanabis në makinë, kapen dy të rinjtë në Shkodër

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2023, 11:34 | Kronikë

Me armë dhe kanabis në makinë, kapen dy të rinjtë

Dy të rinj në Shkodër kanë rënë në prangat e policisë, nën akuzën e posedimit të armëve të zjarrit dhe lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Tempulli” u kapën në flagrancë shtetasit R. V. dhe N. K., 18-vjeç dhe 23-vjeç, të cilëve iu gjet gjatë kontrollit në makinë një pistoletë dhe një sasi kanabisi

23-vjeçari, i dyshuar si posedues i lëndës narkotike që u gjet në automjet, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.       

Arma e zjarrit pistoletë dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin në pronësi të shtetasit N. K. dhe 2 celularë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos