Me pistoletë në dorë dhe skafandër në kokë, A2 CNN siguron foton e autorit të masakrës në Shkodër

Nga A2 CNN
9 Shtator 2025, 07:45 | Kronikë

Me pistoletë në dorë dhe skafandër në kokë, A2 CNN

A2 CNN ka siguruar foton e autorit pasi kreu krimin mëngjesin e djeshëm në Shkodër. Në foto, autori i dyshuar Ragip Gila shihet i veshur me një skafandër në kokë dhe pistoletë në dorë teksa largohet nga vendi i ngjarjes.

Nga atentati mbetën të vdekur shtetasit Armando Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën dy të tjerë, Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të”, ka deklaruar Ragip Gila, raporton A2 CNN.

Me pistoletë në dorë dhe skafandër në kokë, A2 CNN

“Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Erogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar Gila pas marrjes në pyetje në polici.

Por në një reagim të vonshëm, mbrëmjen e djeshme, Erogen Vaso ka mohuar të ketë lidhje me grupe apo emra të caktuar në Shkodër, duke theksuar se është sipërmarrës dhe me të kaluar në sport e në jetën publike të qytetit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos