Shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqja

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2025, 10:59 | Kronikë

Shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqja

Shtyhet seanca e parë në themel për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja. Shkak u bë kërkesa e avokatit të tij, Ermal Yzeiraj, i cili tha se prokuroria nuk na ka bërë me dije qëndrimin e saj në formë të shkruar pretendimin se përse u rikualifikua vepra penale, pasi me gojë ra dakord për vendimin e gjyqtares së seancës paraprake.

"Nuk dimë se sa faqe është ky vendim dhe duam të dimë çfarë përmban ky akt", tha avokati.

Kujtojmë se në seancën paraprake, gjyqtarja Flojera Davidhi rikualifikoi veprën penale, nga shpërdorim detyre, në vjedhje duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Seanca e radhës u caktua më datë 13 mars ora 12:30. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos