7 të burgosur të regjimit “41-bis”, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, kanë hyrë në grevë të pjesshme urie.
Burime zyrtare nga ky institucion bëjnë me dije se të burgosurit prej 2-3 ditësh kanë refuzuar ushqimin, por jo kafen dhe ujin, ku këtë të fundit e shoqërojnë edhe me sheqer.
Ata kanë refuzuar ushqimin, pasi janë kundër aplikimit të regjimit “41-bis”, i cili parashikon izolimin e rreptë për ta. Kundërshti kanë shprehur edhe për kontrollet e shpeshta që janë kryer me urdhër nga vetë institucioni. Mësohet se në grevë urie të pjesshme kanë kaluar: Ilir Kupa, Sokol Mjacaj, Aldo Hoxha, Anterio Kaloshi, Fatmir Pjetro, Erion Veziaj, Nikolin Topalli.
Të burgosurve u lind e drejta t’i drejtohen gjykatës për pretendimet e tyre. (A2 Televizion)