Megaoperacioni i SPAK, jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuar

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 12:17 | Kronikë

Konfirmohet masa “arrest në burg” e dhënë në mungesë për Enver Divën, Besian Xhixhën, Gjergj Cukalin dhe Albert Zajën, në kuadër të megaoperacionit të SPAK-ut. Gjykata e Posaçme vendosi gjithashtu vazhdimin e masës “arrest në burg” për Emiliano Shullazin.

Ndërkohë, të shtunën në burg u lanë Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe Miri Bruli.

Mbi 4,5 milionë euro pasuri janë sekuestruar nga megaoperacioni i SPAK në kuadër të 4 procedimeve penale, ku janë evidentuar kryerja e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit.
SPAK ka nxjerrë 50 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 14 në Shqipëri, ndërsa 6 janë ekzekutuar jashtë vendit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos