Sekuestrohen dhjetëra mijëra euro të vjedhura, arrestohen dy persona

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 10:23 | Kronikë

Sekuestrohen dhjetëra mijëra euro të vjedhura, arrestohen dy

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të cilët tentuan të shitnin në treg një shumë eurosh të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të Bashkimit Evropian, si dhe ka sekuestruar 80 000 euro.

Të arrestuarit janë shtetasit Taulant Demerxhiu (33 vjeç) dhe Vladimir Kokomani (43 vjeç).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos