Një shtëpi në fshatin Vloçisht të bashkisë së Maliqit është djegur plotësisht nga zjarri. A2 CNN mëson se në momentin e zjarrit, brenda banesës ka patur familjarë, të cilët për fatin e mirë kanë arritur të dalin pa marrë lëndime nga flakët që janë përhapur me shpejtësi.
Paraprakisht, ekspertët e shërbimit zjarrfikës dyshojnë se zjarri mund të ketë ardhur nga një defekt në sistemin elektrik.
Ka qenë shërbimi zjarrfikës i bashkisë së Maliqit ai që ka bërë të mundur izolimin e flakëve pa u përhapur në banesat e tjera ngjitur me atë të përfshirë nga zjarri.
Përveç policisë, në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe dhe kryebashkiaku i Maliqit i cili është shprehur se institucioni i pushtetit lokal do të bëjë gjithçka duhet për sistemin e familjes në një banesë tjetër e më pas nëpërmjet këshillit bashkiak do të bëhet e mundur çelja e një fondi për rindërtimin e banesës.
(A2 Televizion)