Dosja “Gërdeci” shtyhet sërish seanca për Mediun: Ekspertët ushtarakë të përgatisin pyetjet

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2024, 10:32 | Kronikë

Shtyhet sërish sot seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me dosjen “Gërdeci”.

Seanca e radhës do të mbahet më 27 Dhjetor në orën 12:00. Gjykata i la kohë avokatëve mbrojtës të përgatisin pyetjet për ekspertët ushtarakë, që kanë përcaktuar edhe shkakun e shpërthimit në Gërdec.

Në seancën e fundit në Gjykatën e Posaçme, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, paraqiti të tjera kundërshti mbi akt-ekspertimin ekonomiko-financiar të SPAK në dosjen “Gërdeci”.

Nga banka e të pandehurit, ish-ministri i akuzuar për "shpërdorim të detyrës", këmbënguli se ekspertët që përpiluan aktin kanë bërë vlerësime juridike jashtë tagrit të tyre dhe se kanë lënë pa studiuar më shumë se 80 % të dokumenteve të nevojshme për ekspertimin, shkruan A2.

Sipas Mediut, ekspertët i bëjnë bisht pyetjes edhe nëse janë njohur ose jo me licencat e SAC, kompanisë amerikanë të përfshirë në demontimin në Gërdec, që sipas tij, kishte kaluar në të gjithë filtrat e Departamentit Amerikan të Shtetit, por edhe të ndërmarrjes MEICO e Shërbimit Informativ Shtetëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos