"Toyota Auris", SPAK përfundon hetimet

Nga Xhensila Kodra
18 Dhjetor 2024, 11:29 | Kronikë

"Toyota Auris", SPAK përfundon hetimet

SPAK përfundon hetimet për dosjen Toyota Auris. Dosja pritet të kalojë për gjykim, shkruan A2.

Të pandehur dhe që u është komunikuar akuza janë marrë; Aurel Zarka, për korrupsion dhe ushtrim ndikimi; Erjona Daupaj, për korrupsion, ushtrim ndikimi dhe zbulim të akteve sekrete; Radovan Çela, për korrupsion aktiv dhe ushtrim ndikimi; Astrit Vlasi, për korrupsion aktiv.

Avokatët pritet të bëjnë kundërshtimin e akuzave brenda afatit 10 ditor.

Fillimisht, çështja u hetua nga Krimet e Rënda, por ra akuza për grup kriminal dhe pastrim parash. Dosja kaloi tek prokuroria e re. Më pas, Gjykata e Tiranës dënoi Elvis Vladin, Alban Mollaymerin dhe Alfred Vladin me akuzën e mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Dosja më pas u hetua sërish nga SPAK, pasi 4 të pandehurit dolën nga përgjimet e SkyECC teksa komunikonin për të ndërhyrë tek funksionarët e drejtësisë në mënyrë që të lehtësoheshin akuzat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos