Plumba banesës së bashkëjetueses, shpallet në kërkim 28-vjeçari

Nga A2 CNN
10 Korrik 2024, 12:37 | Kronikë

Plumba banesës së bashkëjetueses, shpallet në kërkim

Një 28 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Kukësit pasi qëlloi me pistoletë në drejtim të banesës së familjarëve të bashkëjetueses së tij në fshatin Bicaj.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e të riut, teksa në pranga ra dhe babai i tij pasi tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës.

Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti armën me të cilën qëlloi 28 vjeçari B. H. (A). si dhe 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion  dhe 1 përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos