Zjarr i madh në fshatin Humelicë të Bashkisë Gjirokastër. Një zjarr i vënë qëllimisht në një parcelë të mbjellë me grurë ka marrë flakë duke u shkrumbuar i gjithë prodhimi i pakorrur.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të krijojnë perimetër mbrojtës që zjarri mos të avanconte në drejtimin lindor ku gjendet parcela e mbjellë me drurë frutorë dhe arrore.
Brenda një kohe të shkurtër zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll situatën duke larguar rrezikun. Ndërkaq, policia është vënë në ndjekje të zjarrvënësit. (A2 Televizion)