Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka mbërritur në burgun e Peqinit pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte, ku një i burgosur mbeti i vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër u plagos.
Në vendngjarje janë edhe Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Forcat RENEA. Situata është tërësisht nën kontroll, autori është izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marrë në dorë Prokuroria e Elbasanit!
Mësohet se Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë, ngjarje e ndodhur në korrik 2015 në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ka qëlluar më armë zjarri pistoletë të dënuarin Arben Lleshi, i cili ka ndërruar jetë, ndërsa ka mbetur i plagosur Indrit Shaqja. (A2 Televizion)