Nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, u arrestua me urdhër të SPAK, kryekomisari në Durrës, Gazmir Preçi. Me detyrë, Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore, Preçi akuzohet se duke shfrytëzuar pozicionin e tij ka shantazhuar pronarin e një biznesi duke i kërkuar 20 mijë euro me qëllim që të mos i mbyllte aktivitetin.
Preçi është arrestuar në momentin që ka marrë 10 mijë euro, teksa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se janë sekuestruar dokumente që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.
Ministri i Ri i Brendshëm, Ervin Hoxha, e shfrytëzoi këtë arrestim për të përcjellë një mesazh për të gjithë punonjësit e policisë, që siç tha ai, cenojnë besimin e qytetarëve te policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe nuk sillen si shërbëtorë të ligjit, do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor. (A2 Televizion)