Momente paniku në Lushnjë, zjarr në një pallat 11-katësh

Nga A2 CNN
22 Shtator 2026, 16:38 | Kronikë

Momente paniku në Lushnjë, zjarr në një pallat

Momente paniku janë shënuar pasditen e së martës në një bllok pallatesh 11-katëshe në Lushnjë, pasi një re e dendur tymi u përhap nga parkingu nëntokësor i një prej pallateve.

Fillimisht dyshohet se zjarri kishte rënë në ambientet e pallatit, por më pas është konstatuar se flakët kishin nisur jashtë godinës, ku ishin përfshirë mbeturina, shkruan A2CNN. 

Zjarri më pas ka kaluar në ambientet e garazhit nëntokësor, ku janë djegur mbetje. Pas konstatimit të situatës, automjetet e parkuara në garazh janë nxjerrë jashtë, ndërsa policia ka ndërhyrë për të izoluar dhe shuar zjarrin.

Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në automjetet e parkuara në garazh. Banorët janë larguar përkohësisht nga godina, për arsye sigurie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos