Sekuestrohet hoteli 5-katësh në Ksamil, një person në arrest shtëpie

Nga A2 CNN
22 Shtator 2026, 16:23 | Kronikë

Sekuestrohet hoteli 5-katësh në Ksamil, një person në arrest

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar sekuestrimin e hotelit “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i cili sipas hetimeve është ndërtuar me pesë kate pa leje.

Në kuadër të të njëjtit hetim është sekuestruar edhe një objekt pranë hotelit, me një kat dhe sipërfaqe 52.2 metra katrorë, i dyshuar gjithashtu si i ndërtuar pa leje.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasin me inicialet K.P.

Prokuroria bën me dije se hetimet vijojnë për të identifikuar dhe përcaktuar përgjegjësinë e të gjithë personave që dyshohet se janë përfshirë në rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos