
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli për Iranin dhe fuqinë ushtarake amerikane gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Trump tha se SHBA-ja ka shumë armë dhe se prodhimi i tyre po rritet.
“Ne kemi më shumë armatime nga sa mund ta imagjinoni dhe po prodhojmë gjithnjë e më shumë”, tha Trump.
Duke folur për Iranin, Trump tha se dëshiron një marrëveshje me Teheranin. Ai shtoi se kjo marrëveshje mund t’i japë Iranit mundësinë për të zhvilluar vendin.
Por Trump paralajmëroi se, nëse nuk arrihet një marrëveshje, SHBA-ja mund të ndërmarrë masa shumë të ashpra ndaj Iranit.
Presidenti amerikan theksoi se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore.
“Një gjë është e sigurt: Irani nuk do të ketë një armë bërthamore”, deklaroi ai. (A2 Televizion)