Trump propozon emër të ri për Inteligjencën Artificiale

Nga A2 CNN
22 Shtator 2026, 17:26 | Bota

Trump propozon emër të ri për Inteligjencën Artificiale

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e OKB, Presidenti amerikan Donald Trump kërkoi një term të ri për Inteligjencën Artificiale: Superinteligjencë.

“Përdorimi i fjalës artificiale e bën të tingëllojë si diçka e rreme”, tha ai. “Nuk është e rreme, në fakt është e mahnitshme. Por duhet të jemi të kujdesshëm”, shtoi Trump.

Mirë se vini në botën e re të superinteligjencës, SI”, u shpreh Shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Trump ka argumentuar më herët se kush fiton garën e inteligjencës artificiale, fiton gjithçka, ndërsa është shprehur fuqimisht kundër rregullimit të saj. Megjithatë, ky qëndrim e vendos atë në kundërshti me shumë prej të pranishmëve këtu.

Pyetja shtrohet nëse ritmi i ngadaltë i diplomacisë mund të ecë në të njëjtin hap me zhvillimin e shpejtë të inteligjencës artificiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos