
Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të parë, pas një aksident të ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë, raporton A2 CNN.
Prend Ndreu është dërguar për në Spitalin e Traumës, por ka mbërritur aty pa shenja jete.
Njofitmi i policisë
Më datë 22.09.2026, rreth orës 14:50, në Don Bosko, automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)