Momenti kur Meta del nga Drejtoria e Policisë Tiranë, simpatizantët e quajnë “Che Guevara”

Nga A2 CNN
21 Tetor 2024, 15:05 | Kronikë

Ilir Meta ka lënë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe është drejtuar për në bllokun e sigurisë te Komisariati nr 3 në Tiranë. Në dalje nga ambientet e Policisë së Tiranës Meta është përshëndetur nga Tedi Blushi dhe disa mbështetës të tij, madje njëri prej të cilëve dëgjohet të thërrasë “Che Guevara”...

Meta u arrestua pranë rrethrrotullimit të Kamzës, teksa po kthehej nga Kosova. Në pamjet e siguruara nga A2 CNN, Meta është tërhequr me forcë jashtë makinës së tij nga efektivët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe është transportuar drejt Policisë së Tiranës.

Mbi ish-presidentit rëndojnë akuzat e korrupsionit, fshehje të pasurisë dhe mosdeklarim i të ardhurave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos