Mori peng dhe kanosi një 29-vjeçare në Astir, arrestohet i riu nga Lushnja

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 12:14 | Kronikë

Mori peng dhe kanosi një 29-vjeçare në Astir, arrestohet i riu

Një 29-vjeçar nga Lushnja ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi mori peng dhe kanosi një bashkëmoshatare. Sipas policisë, 29-vjeçari mori me forcë dhe mbajti për disa orë peng 29-vjeçaren duke e kërcënuar. Pas ndërhyrjes së Policisë ai u vu në pranga, ndërsa në automjetin e tij u gjet një sasi kokaine.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

I hoqi lirinë për disa orë një 29-vjeçareje dhe e kanosi atë, për motive të dobëta, vihet në pranga 29-vjeçari. 

Sekuestrohet një sasi kokaine që u gjet në automjetin e 29-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në Astir, një shtetase ishte marrë me forcë në automjet, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve të shpejta policore, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:  

J. Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, ky shtetas, ka marrë me forcë në Astir, një 29-vjeçare dhe e ka mbajtur disa orë në automjetin e tij, duke e kanosur.     

Gjatë kontrollit në automjetin e 29-vjeçarit, u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos