Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 14:39 | Politikë

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë

Sali Berisha, teksa denoncoi vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit, akuzoi Edi Ramën se është i gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për të marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Nuk ka ndërgjegje njerëzore që mund të mohojë grabitjen e zgjedhjeve. E kemi parë edhe në 2001 që ka marrë urime. Ky është i gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburgun e kontinentit për të marrë mbështetjen, por kjo nuk ecën sepse janë vende të lira ato”, tha Berisha.

Protestë më 16 maj, Berisha në konferencë: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës 

Sali Berisha doli në një konferencë për mediat duke thënë se PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës të shqiptarëve.

“Çdo orë që kalon nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit të organizuar nga Toto Rino i Tiranës, Edi Rama, por unë jam këtu para së gjithash për të shprehur vlerësimin tim për të gjithë ata komisionerë të opozitës që në kushte të një presioni të gjithanshëm, në kufijtë e terrorizmit shtetëror, por kryejnë detyrën dhe i ftoj ta kryejnë deri në fund. Kjo është rruga më e mirë për të mbrojtur votën e shqiptarëve.

Në këtë kuadër, PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës të shqiptarëve. Unë shpreh vlerësimin tim për raportet paraprake, të cilët de fakto, në parimin më themelor të zgjedhjeve, i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet, por jo vetëm në këtë parim, ka pasur probleme të tjera po kaq të rënda edhe më të rënda. Zgjedhjet të kapura nga organizatat kr9iminale më të fuqishme të Shqipërisë dhe rajonit të cilët disponojnë miliarda euro.

Në këtë kuadër, dënoj terrorin policesk ndaj numëruesve dhe komisionerëve tanë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të vëzhguesit tonë.

Ftoj demokratët të vazhdojmë këtë mision si misioni i të gjitha misioneve të një opozite, mbrojtjen, rikthimin e votës së lirë. Asgjë në botë, asnjë fuqi politike nuk mund të fshehë të vërtetat e grabitjes së zgjedhjeve. Ata që injorojnë se këto zgjedhje u grabitën do të zhgënjehen më vonë”, tha Berisha.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos