Urimet e liderëve për Ramën, Berisha: Kështu ndodhi dhe në 2001-shin, kemi aq shumë fakte sa nuk dimë këtë zgjedhim

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 14:32 | Politikë

Urimet e liderëve për Ramën, Berisha: Kështu ndodhi dhe

Sali Berisha thotë se ka më shumë fakte se kurrë për vjedhjen e zgjedhjeve nga Edi Rama. “Fakte dhe dokumente më shumë se kurrë. Me të gjitha kancelaritë e europiane dhe kongresin e senatin e SHBA do të kemi paraqitje dokumentesh dhe faktesh. Narkoregjimi i Tiranës nuk mund të përfitojë për kohë të gjatë nga kjo masakër zgjedhore që kreu”, tha Berisha në një konferencë për mediat, raporton A2 CNN.

Sa i përket urimeve që Kryeministri Rama ka marrë gjatë orëve të fundit nga udhëheqës europianë dhe të institucioneve të Bashkimit Europian, Berisha tha: “Ndodhi edhe në 2001-shin kjo, por ja që...”.

“Edhe nëse ka dy gjëra që ngjasin, njëra eterike, tjetra materiale, është e vërteta dhe diamanti, për nga forca e tyre. Sado të përpiqen ta nxijnë diamantin, mbetet diamant. Në 2001-shin kemi dëshmuar me fakte, që sot i kemi aq të panumërta sa kemi vështirësi të zgjedhim çfarë të paraqesim përpara, atëherë nuk mundet kush...”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos