Presidenti i Këshillit Europian uron Ramën: Zgjedhje mbresëlënëse

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 13:39 | Politikë

Presidenti i Këshillit Europian uron Ramën: Zgjedhje

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, është zyrtari i radhës nga vendet e Bashkimit Europian që uron kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt qeverisës, shkruan A2 CNN.

“Përgëzimet më të ngrohta i dashur Edi Rama, për këto zgjedhje mbresëlënëse”, shkruan Costa në X. “Mezi po pres të të uroj ballë për ballë nesër në Tiranë”.

Nuk ka munguar edhe përgjigja e kryeministrit. “Sikur ta dije sa shumë e vlerësoj privilegjin që jam miku yt dhe që punoj krah një udhëheqësi e njeriu të madh si ty, në të mirë të vendit tim dhe Europës. Mezi po pres të të mirëpres në Tiranë, mik i dashur”, shkruan Rama në postimin e tij në X.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos