Motori përplaset me makinën, një i plagosur në Fier

Nga Çaku Tafa
26 Shkurt 2026, 13:29 | Kronikë

Motori përplaset me makinën, një i plagosur në Fier

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan-Ferras.

Një motomjet është përplasur me një automjet dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motomjetit është rrëzuar me lëndime të lehta.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit Rajonal Fier, ku pasi ka marrë mjekimin e duhur është larguar.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos