“Na kishte 70 mijë euro borxh”- Morën peng për disa ditë shtetasin nga Kosova, ‘zbërthehen’ para Policisë 3 vlonjatët

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2025, 11:23 | Kronikë

“Na kishte 70 mijë euro borxh”- Morën peng për disa

Një ngjarje e rëndë u zbulua ditën e djeshme, ku një shtetas nga Kosova është mbajtur peng për disa ditë nga disa persona në qytetin e Vlorës. Policia pasi arriti ta lironte shtetasin nga Kosova, arrestoi 3 prej të dyshuarve për pengmarrje.

Por në dëshminë e tyre në komisariatin e Vlorës të tre të akuzuarit për pengmarrje nuk e pranojnë akuzën, shkruan A2 CNN.

Sipas tyre, ata nuk e kanë marrë peng shtetasin nga Kosova. Ata tregojnë se ky shtetas i ka marr borxh një shumë prej 70 mijë eurosh.

Po ashtu ata thonë e kanë mbajtur shtetasin nga Kosova, duke i kërkuar që t’i kthejë borxhin, shkruan A2 CNN.

Dyshohet se borxhi ishte për çështje droge. Shtetasi nga Kosova sipas autorëve ka dal garand se do të dërgonte një dërgesë jashtë vendit me vlerë 70 mijë euro. Gjithashtu dyshohet se autorët i kanë dhënë drogën, ai e ka çuar jashtë shtetit dhe nuk i ka kthyer më pas lekët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos