Ndahet nga jeta diplomati Ilir Shqina

Nga A2 CNN
6 Qershor 2025, 18:43 | Kronikë

Ndahet nga jeta diplomati Ilir Shqina

Është ndarë ditën e sotme nga jeta diplomati Ilir Shqina, shkruan A2 CNN.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-ministrja Majlinda Bregu ka konfirmuar lajmin, duke e cilësuar atë si një lajm të trishtë.

Ajo shkruan po ashtu se kishte fatin që ta kishte Ilirin si këshilltar diplomatic në Ministrinë e Integrimit, ku sipas Bregut, ai karakterizohej nga korrektësia, dinjiteti dhe maturia.

Njoftimi i Bregut:

Sapo mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Ilir Shqina-s.

E kam njohur Ilirin kur të dy ishim pedagogë të rinj në Universitet, dhe më vonë pata fatin ta kem pranë si Keshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian, në vitet kur  Shqipëria perballi nje nga fazat me te rendesishme te procesit te  anëtarësimit në Europë.

Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por Ilir solli në Ministrinë e Integrimit Evropian, atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin  dhe maturinë si akt shërbimi publik.

Ngushëllimet më të sinqerta për këtë dhimbje të parakohshme, familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.

U prehsh në paqe, Ilir

Ndahet nga jeta diplomati Ilir Shqina (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos