Sot afati i fundit i aplikimeve, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH

Nga A2 CNN
6 Qershor 2025, 15:00 | Kronikë

Sot afati i fundit i aplikimeve, Gledis Nano në garë për

Ditën e sotme është afati i fundit për të dorëzuar aplikimet për postin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se në mesin e kandidatëve është edhe ish-drejtuesi I Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Pra deri më tani janë paraqitur në total katër kandidatë, mes të cilëve edhe Gledis Nano. Kujtojmë se Nano e ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Policisë së Shtetit për vetëm 10 muaj, nga tetori 2021 në gusht 2022.

Nano u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave, më 31 gusht 2022, me argumentin se nuk kishte përmbushur objektivat e në krye të detyrës dhe vendin e tij e zuri Muhamet Rrumbullaku.

Ndërsa aktualisht në krye të BKH-së ndodhet Aida Hajnaj, të cilës i mbaron mandate në datën 31 gusht të këtij viti, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave përbëhet nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Behar Dibra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos